Më 16 shtator ju dhurojmë një libër dhe ju themi të vërtetat ashtu siç janë!

Më 16 shtator ju dhurojmë një libër dhe ju themi të vërtetat ashtu siç janë!

E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur. “Naked” titullohet eventi i madh i TEDx Tirana i cili do të zhvillohet në 16 Shtator dhe ka si qëllim të thotë të vërtetat ashtu siç janë. TED-i është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar ndaj shpërndarjes së ideve, zakonisht përmes fjalimeve të shkurtra por të fuqishme. Eventet e pavarura TEDx zhvillohen në më shumë se 178 qytete në 70 vende të botës, një prej të cilëve edhe në Tiranë.
Eventi i madh i këtij viti mbledh sëbashku dhjetë folës të shquar nga Shqipëria, Kosova për të rrëfyer një histori të tyren. Historitë do të jenë të thjeshta, origjinale dhe mbi të gjitha frymëzuese. Ato do të ngacmojnë publikun duke i bërë të mendojnë dhe duke i transmetuar ide. Ide të cilat mund të ndryshojnë botëkuptimin e tyre dhe mënyrën se si i shohin gjërat. Fundja gjithçka fillon nga një ide!


Libratqëdua vijnë këtë vit në bashkëpunim me TEDx për t’i bërë një dhuratë të bukur publikut në sallë. Me biletën tuaj ju mund të jeni fitues i një prej librave më të vlerësuar të artit të retorikës së shekullit XXI. “Fjalimet TED” nga Chris Anderson është një udhërrëfyes zyrtar i të folurit në publik i cili ju mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.
Jeni të mirëpritur të vini dhe ju në konferencën më origjinale të vitit duke përjetuar emocionet e pakrahasueshme të një aktiviteti TED. Biletat mund ti merrni pranë Destil Hostel Albania dhe New York Agency.