23 Prill, Dita Botërore e Librit – Pse pikërisht kjo datë?

23 Prill, Dita Botërore e Librit – Pse pikërisht kjo datë?

Padyshim që libri mbetet instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së dijeve dhe i ndikimit të mendësisë së shoqërisë. Me këtë motivim, UNESCO shpalli më 15 nëntor të vitit 1995, 23 Prillin si Ditën Botëtore të Librit. Ideja nisi fillimisht në zonën e Katalonjës në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej një trëndafil.
Por pse u zgjodh pikërisht data 23 Prill?
Më 23 Prill 1616 janë ndarë nga jeta tre figura të mëdha të letrave si Miguel Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega. Gjithashtu, 23 Prilli lidhet edhe me lindjen apo vdekjen e shkrimtarëve të tjerë si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

              

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *