5 autorë të rinj shqiptarë që duhet t’i lexosh dhe t’i promovosh mes miqsh që i duan librat

5 autorë të rinj shqiptarë që duhet t’i lexosh dhe t’i promovosh mes miqsh që i duan librat

Nga Flogerta Krypi

Kristi Spahiu është shfaqur në treg me dy romane të shkëlqyer, të cilat janë pritur shumë mirë nga lexuesi dhe në panairin e librit. Shkrimtari i verbër, një libër pa kohë dhe vend, i cili të zhyt në botën e një shkrimtari që ndërtohet në bazën e një vdekje dhe një jete, Vernerit. Ndërsa romani i dytë Qyteti Gri trajton marrëdhëniet e vështira mes qytetit dhe njeriut. Braktisja që i bëjmë ne qytetit dhe komunikimi që shuhen brenda tyre. Dy romane të shkruara shumë bukur në aspektin letrar dhe jo vetëm.


Saimir Muzhaka ka ardhur gjatë panairit të librit me romanin e tij të parë Qyteti plak. Një roman i shkruar me një rrjedhshmëri natyrale të ngjarjes ku në qendër vihet qyteti i Beratit dhe braktisja që ka një qytet jo vetëm nga ikja fizike, por dhe mendore. Shkaqet absurde që ndrydhin realitetin, kalimtarët që vijnë për të ikur dhe humanizmi që po zhduket brenda nesh trajtohen profesionalisht dhe mjeshtërisht nga autori.


Liridon Mulaj ka botuar librin e tij të parë, si një kompozim mes poezisë dhe prozës, në formën e copëzave të shpirtit shkëputur nga realiteti shqiptar. Ky libër me titullin I pakuptuari, të përplas në fytyrë hidhërimin e realitetit shqiptar. Ky hidhërim nuk ndrydh vetëm personalitetin tonë, por dhe raportin që kemi me veten. Ndaj mos e humb vargun e Liridonit për të gjetur të pakuptuarën brenda shpirtit.


Sindi Dobi ka sjellë romanin e saj Nën Lekurë, përpara pak javësh duke vënë në qendër raportin adoleshent – psikolog, një marrëdhënie tej mase e vështirë për tu trajtuar pa paragjykim. Bota e një adoleshenteje që nuk ka jetuar dot kurrë si fëmijë, një njeri që ka hequr dorë nga koha e saj për të ndihmuar në ndryshimin e realitetit ku jeton, komunikimi që ajo e kërkon si nevojë për të mbijetuar në realitetin e saj.


Ivana Hoxha është një autore e re shqiptare e ardhur në treg me dy romane, Një mëngjes ndryshe dhe Shiu i vjeshtës. Ivana zgjedh me të dy romanet e saj të sjellë në qendër ndryshimet e rinisë shqiptare me atë të huaj. Na kthen pas në kohën e mesme, luftën me mentalitetin shqiptar, ku je lindur grua dhe mbi të gjitha trajton shumë bukur marrëdhënien shoqërore me veten dhe sa herë duam të ndryshojmë për t’ju përshtatur turmës që na paragjykon.

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *