Rreth nesh

Mirësevini në Librat që dua!

Librat që dua u krijua si një iniciativë personale e jona, në ndihmë të librarisë së prindërve tanë. Ne jemi rritur me librat dhe kemi qenë gjithmonë pranë tyre ndaj dashuria për to është kultivuar që në vegjëli. Për të bashkuar njerëz të cilët ndajnë të njëjtën dashuri dhe pasion për librat, ashtu si ne, u krijua “Librat që dua” në 30 shtator 2015.

Qëllimi i kësaj faqe është të përcjellë librin shqip kudo ku është lexuesi, nëpërmjet rrjeteve sociale. Faqja ofron një mënyrë ndryshe të blerjes së librave. Ne dërgojmë porosi në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ku me anë të paketimeve të shumllojshme dhe shënjuesve të ndryshëm i mundesojmë çdokujt të bëjë një dhuratë vetes dhe të tjerëve duke dhuruar kënaqësi sa herë që libri vjen tek ai.

Gjithashtu, kjo faqe është një dritare për të mësuar më shumë rreth botës së librave. Ne kujdesemi çdo ditë për të përcjellë tek ndjekësit tanë sugjerime të titujve më të rinj të botimeve në gjuhën shqipe dhe jo vetëm, fragmente nga librat, shprehje të ndryshme, duke pasur si qëllim afrimin e sa më shumë personave me librin. Për ne leximi është kënaqësi, eksplorim, aventurë, fantazi, zbulim i vetvetes dhe botës që na rrethon dhe këtë e percjellim çdo ditë tek ndjekësit tanë.

Faleminderit që na ndiqni!

Ines dhe Klea Ibrahimi

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *