“Ashtu si dashuritë”, një roman i jashtëzakoshëm mbi dashurinë dhe vdekjen

“Ashtu si dashuritë”, një roman i jashtëzakoshëm mbi dashurinë dhe vdekjen

“Hera e fundit që e pash Migel Desvernin ose Devernin ishte gjithashtu hera e fundit që e pa e shoqja…” – kështu nis romani “Ashtu si dashuritë” i shkrimtarit të mirënjohur spanjoll Javier Marias. Në qendër të këtij romani është Maria, e cila, çdo ditë, para se të niset për në punë, vëzhgon me admirim një çift dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Papritur, ajo mer vesh se burrin e kanë vrarë në mënyrë brutale dhe krejt rastësore. Kurioziteti e shtyn Marian të flas me gruan dhe pa dashur e gjen vetën të përfshirë në këtë çështje si askush tjetër. Ngjarjet do të rrokullisen dhe vetëm Maria do të mund të mësojë të vërtetën ose të asaj që i paraqitet si e vërteta, fundja kush mund ta njohë plotësisht atë?

Të rënit në dashuri, vrasja dhe vdekja… janë koncepte që na vijnë, në këtë roman, në një mënyrë sa filozofike aq edhe të prekshme, aq tronditëse sa mbeten gjatë në mendje.

“Zilia… ky helm përftohet në gjirin e miqve tanë më të ngushtë dhe ne i mbajmë si të tillë duke pasur besim në ta dhe janë më të dëmshëm se armiqtë e hapur.”

“Në parim, njeriu nuk e do vdekjen e atyre që i ka aq pranë saqë pothuajse përbëjnë jetën e tij, po ndonjëherë e kapim veten gafil duke hamendësuar se çfarë do të ndodhte po të zhdukej ndonjëri syresh. Në disa raste, ky hamendësim vjen nga frika apo nga tmerri, nga dashuria e tepërt që kemi prej tyre dhe nga paniku i humbjes së tyre.”

Kështu, Marias na sjell një sërë të vërtetash, të cilat tashmë lexuesi i di, po nuk guxon kurrë t’i thotë me zë të lartë. Pikërish këtu qëndron madhështia e veprës së tij. Përmes dialogjeve të personazheve kryesorë, shkrimtari na risjell 3 romane të njohura të letërsisë botëtore: “Makbethi” nga Shekspir (gjithmonë Shekspiri i pranishëm në romanet e Marias), “Tre Musketjerët” nga Aleksander Dyma dhe “Kolonel Shaberi” nga Balzak. Përmes tyre, autori na bën të reflektojmë mbi to, të trembemi, të drithërohemi për të na shënuar në mendje ide dhe mundësi mbresëlënëse. “Është roman dhe ajo ndodh në romane s’ka rëndësi dhe harrohet, pasi mbaron leximin. Interesante janë mundësite dhe idetë që na injektojnë dhe na sjellin përmes rasteve të tyre imagjinare, ato na mbetet më të qarta se ngjarjet reale dhe i kemi më shumë parasysh.” – shkruan Marias.

Edhe pse ngjarja e këtij romani vështirë të harrohet lehtësisht, është e vërtetë se ajo ç’ka ai përcjell, ndjesitë dhe përshtjellimet janë jo vetëm të paharrueshme por edhe ta pamundura për të treguar pa lexuar romanin. Ndaj, të gjithë ata që kërkojnë një tjetër lloj letërsie, atë që mbetet me vite, do ju sugjeroja pa hezituar “Ashtu si dashuritë”, ashtu si dhe dy romanet e tjera të jashtëzakonshme të Marias, “Një zemër kaq e bardhë” dhe “Nesër në betejë mendo për mua”. Ato që shumë shkrimtarë të tjerë do na i sillnin në disa romane, Javier Marias i sjell në një të vetëm!