Çdo vajzë duhet patjetër të njihet me këtë shkrimtare  

Çdo vajzë duhet patjetër të njihet me këtë shkrimtare  

Pena e saj ndër vite ka dhënë mësime shumë të vlefshme dhe të emancipuara. Jane Austen njihet në të gjithë botën si një nga femrat që me anë të romaneve të saj ka thyer tabu dhe ka lënë gjurmë në historinë e letërsisë botërore.
“Jini të pavarur” – Këtë shkrimtarja angleze e pasqyroi jo vetëm në jetën e saj, por edhe në personazhet që ndërtoi, ndër të cilët do të veçonim Lizzy Bennet nga romani “Krenari dhe Paragjykim”.
“Me forcë mund të përballojmë vuajtjet” – mishërim i kësaj është personazhi Anne Elliot, heroina e romanit “Persuasion” (ende i papërkhyer në shqip). Ndërkohë që personazhet e tjerë demoralizohen nga fati i tyre, Anne përballon me dinjitet dhimbjen e saj të shkaktuar nga refuzimi i Kapitenit Wentworth, burri të cilin ajo e dashuronte prej vitesh.
“Pritja na bën të kuptojmë ato që vërtet duam” – në romanet e Austen, dikush duhet të presë pasi  duke pritur e dëshiron akoma më shumë diçka dhe kupton rëndësinë e saj për ty.
“Ka gjithmonë diçka për të cilën duhet të ecni përpara” – edhe të papriturat e jetës, sfidat dhe përplasjet e saj mund të kthehet në historinë më të bukur.
“Jeni të fortë” – Jane Austen i drejtohet të gjithëve tek i mëson se në jetë për të përballuar çdo vështirësi duhet të jemi të fortë. Mesazhi i saj i drejtohet sidomos femrave të cilat duhet të gjejnë forcën brenda zemrës së tyre dhe të ecin me kokën lart në rrugën e vështirë të jetës.
Nëse ende nuk e keni lexuar, koha e duhur është tani. Një roman nga një shkrimtare kaq e madhe nuk duhet të mungojë në bibliotekën tuaj. Gjithashtu, mbetet një dhuratë e bukur për këdo. Jane Austen nuk zhgënjen kurrë!

Ja librat e saj në shqip!

Titulli: Ema

Përktheu: Ledia Dushi

Nr i faqeve: 464

Çmimi: 1000 Lekë

Porosit këtu!

“Nuk kam qenë asnjëherë e dashuruar, nuk është në natyrën time, ndaj nuk besoj se do të bie ndonjëherë në dashuri”.

Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura.

Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave. Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që “askush përveç meje nuk do ta pëlqejë”, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj.

Titulli: Abacia e Northangerit

Përktheu: Klodiana Briçi

Nr i faqeve: 316

Çmimi: 1000 Lekë

Porosit këtu!

Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Megjithatë, ka një dashuri të madhe, letërsinë, dhe një pëlqim të tepruar për romanin gotik, i cili në kohën e saj ishte tej mase i përhapur.

Kështu, Katerina bëhet mishërimi i një antiheroine që bie ndesh me jetën e zakontë, e cila në një shkëmbim të vazhdueshëm mes fantazisë dhe realitetit, arrin të tjetërsojë ngjarje që s’kanë pikë vlere nën dritën e atmosferës së tmerrit të hamendësuar, duke u vënë në këtë mënyrë në qendër të një drame me drita të errëta, me përfundime fort të çuditshme e të hareshme.

Kështu, pas dukjes së këndshme të historisë së një vashe që arrin të gjejë burrë, bie në sy reflektimi i urtë i dashurisë për të lexuar dhe mbi rreziqet që sjell kjo me vete, sidomos mbi anën komike të jetës.

Titulli: Krenari dhe paragjykim

Përktheu: Enit Steiner – Karafili

Çmimi: 900 Lekë

Porosit këtu!

“Është e ditur botërisht se një burrë beqar dhe i pasur është patjetër në kërkim të një gruaje”

Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. Jo vetëm ka ardhur koha që femrave t’iu ofrohen të njëjtat mundësi si meshkujve, por dhe që të shpërblehet merita personale. Pyetja që shtrohet në roman është: “Si duhet zgjedhur bashkëshorti, për para apo me dashuri?” Ajo që duhet ta zgjidhë këtë dilemë, është heroina e saj, vajza inteligjente, me humor e botë të pasur dhe mbi të gjitha me kërkesa. Vajza që ia njeh vlerën vetes dhe që nuk pranon të jetë viktimë e kompromiseve monetare, por do ta ndërtojë jetën me një bashkëshort që mund të quhet shok. Dhe ajo është Elizabeta Benet.

1 Koment

  • Amla Posted February 28, 2017 8:29 pm

    Jane Austin eshte nje shkrimtare qe do i rezistoje gjithmone kohes. Romanet e saj jane te mrekulleshme sidomos Ema

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *