Dita Ndërkombëtare e Gruas duhet t’ju gjejë duke lexuar një nga këta libra

Dita Ndërkombëtare e Gruas duhet t’ju gjejë duke lexuar një nga këta libra

Data 8 Mars njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë ditë gratë pa dallim feje, race, kulture dhe prejardhjeje bashkohen së bashku për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe liri për rreth një shekull. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra janë ende duke vuajtur.
Ne këtë ditë ne ju japim sugjerimet tona mbi librat që duhen lexuar në 8 mars dhe jo vetëm!

Seksi i dytë – Simone De Beauvoir
Përktheu: Nasi Lera
Nr. i faqeve: 728
Çmimi: 1800 Lekë

“Seksi i Dytë”, është kthyer në një manifest të vërtetë feminist që analizon në mënyrë kirurgjikale “gjendjen e gruas” në kohë të ndryshme, përgjatë gjithë zhvillimeve historike. Një nga punimet më të gjera, më të gjithanshme për të kuptuar se sa i ndërlikuar dhe i sofistikuar është pushteti i burrave, sidomos në fushën e artit dhe të letërsisë, që i kanë quajtur në shekuj si fusha ekskluzive të tyre. Në romanet e saj, De Beauvoir ngulmon se gratë nuk duhet të presin që t’u jepet ndopak pushtet, ato duhet ta fitojnë vetë atë. Ajo shkruan: grua nuk lindesh, grua bëhesh. Pra, grua të nënshtruar, seks të dytë të bëjnë rrethanat shoqërore dhe jo natyra.

Natë e ditë – Virginia Woolf
Përktheu: Engjëllushe Shqarri
Nr. i faqeve: 556
Çmimi: 1200 Lekë

Ky roman është një risi mbi traditën e kohës, pasi ngre pyetjet mbi rolin e gruas dhe kërkimin e lirisë personale. “Natë e ditë” flet për dallimet midis burrave dhe grave, por flet edhe për dallimet midis shpirtit dhe shoqërisë dhe se si ne shpesh jemi të detyruar të sillemi në një mënyrë krejt të kundërt me atë çfarë dëshirojmë vërtet, vetëm për të kënaqur të tjerët dhe për t’u konformuar me pritshmërinë e të ngjashmëve tanë.

Porosit këtu!

Të gjithë duhet të jemi feministë – Chimamanda Ngozi Adichie
Përktheu: Hajrulla Çeka
Nr. i faqeve: 55
Çmimi: 400 Lekë

Çfarë do të thotë sot të jesh feministe? Kjo ishte pyetja që qendron në qendër të këtij libri. Me humor dhe nga ana tjetër plot argumente, Adichie na sjell një sërë përkufizimesh që do të ju bëjë të gjithëve të jeni feministë.

Porosit këtu!

Ishulli nën det – Isabell Allende
Përktheu: Adrian Beshaj
Nr. i faqeve: 428
Çmimi: 1200 Lekë

Romani është një betejë e ngadaltë që përzihet me zgjimin e dashurive dhe pasioneve, me lidhjen e marrëdhënieve dhe aleancave, me lëvizjen e ethshme të personazheve të ndryshëm – ushtarë dhe skllevër luftëtarë, priftërinj vudu dhe murgj katolikë, zonja të rënda dhe kurtizane, piratë dhe fisnikë të rënë nga dynjallëku, mjekë dhe bukuroshë dembelë. Në sfondin shumë të gjallë të Historisë, Zarite Sedela, e mbiquajtur Tete, spikat e bukur dhe guximtare, luftarake dhe e vetëdijshme, një heroinë shumë moderne që vjen nga larg për të na kujtuar besimin te liria dhe dinjitetin e pasioneve.

Porosit këtu!

Të bëjmë përpara, femrat, puna dhe dëshira për të udhëhequr – Sheryl Sandberg
Përktheu: Elsa Ballauri, Anja Basha
Nr. i faqeve: 294
Çmimi: 800 Lekë

Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t’i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë. Sandberg është Drejtore Operative e Facebook – ut dhe revista “Fortune” e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista “Time” e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Porosit këtu!

Rrëfenja e shërbëtores – Margaret Atwood
Përktheu: Ëngjëllushe Shqarri
Nr. i faqeve: 392
Çmimi: 1000 Lekë

“Rrëfenja e shërbëtores” eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta. “Nolite te bastardes carborundorum” dhe “Ka pyetje?”, dy nga fjalitë qendrore të veprës, përdoren rëndom si slogane të luftës për emancipimin e femrës.

Porosit këtu!

Shpirti i egër – Cheryl Strayed
Përktheu: Margarita Skënderaj
Nr. i faqeve: 430
Çmimi: 1300 Lekë

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës. Pa pasur asnjë lloj përvoje dhe as stërvitjen e duhur, e udhëhequr vetëm nga vullneti i hekurt, ajo përshkoi më shumë se 1500 kilometra të Shtegut të Kreshtës së Paqësorit nga shkretëtira e Mohaves, nëpër Kaliforni, Oregon dhe Uashington, e vetme. Një histori e treguar me shumë stil, ngrohtësi dhe humor. “Shpirt i Egër” rrëfen tmerret dhe kënaqësitë e një gruaje të re, e cila ndërmerr një rrugëtim i cili e rraskapiti, e forcoi dhe në fund, e Shëroi!

Porosit këtu!

Një botë femërore – Sveva Casati Modignani
Përktheu: Guri Shyti
Nr. i faqeve: 372
Çmimi: 900 Lekë

Romani “Një botë femërore” është një pohim drithërues dhe krenar i amësisë. Personazhi rreth të cilit shtjellohet e gjithë historia është Martina, një figurë e veçantë, plotësisht e vetëdijshme për prirjen më të qenësishme të femrës: atë të krijimit të jetës. Këtë prirje, që qëndron përmbi feminizmin, do ta shprehë për të ndjekur rrjedhën e feminilitetit: do të sjellë në jetë tri vajza me tre burra të ndryshëm dhe nuk do të martohet me asnjërin prej tyre.
Porosit këtu!

 

Bota sipas Garpit- John Irving
Nr. i faqeve: 580
Përktheu: Diana Çuli
Çmimi: 1200 Lekë

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s’ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet “preja” dhe “dhuruesi i spermës” për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin. Këtu merr udhë historia e jetës dhe e vdekjes së një nëne të famshme dhe birit të saj, pothuajse-të famshëm; bota e tyre përshkohet nga ekstremet seksuale – madje dhe nga vrasjet seksuale.

Porosit këtu!

Muza e haresë – Goliarda Sapienza
Përktheu: Aida Baro
Nr. i faqeve: 650
Çmimi: 1200 Lekë

Modesta është një grua siçiliane, “kock’e fortë”, me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë. Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës. Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë.
Porosit këtu!

Mikesha gjeniale – Elena Ferrante
Përktheu: Albana Nexhipi
Nr. i faqeve: 384
Çmimi: 1000 Lekë

Te Elena dhe Lila, gruaja moderne e Ferrantes është e ndarë në dysh, ka dy fytyra. Saga napolitane mishëron dhe letrarizon këto beteja politike për të treguar kompleksitetin e tyre pothuajse të pakapërcyeshëm. Elena është gruaja që druan se arritjet dhe sukseset e saj, megjithëse në dukje ngjajnë si fitore të pavarësisë feministe, në të vërtetë janë fryt i një skllavërimi të vazhdueshëm e të nëndhshëm ndaj vlerave patriarkale. Lila është potenciali femëror i pashkruar, i pashprehur. Teksa dy vajzat rriten, frika që përndjek Elenën gjatë gjithë jetë së saj, që Lila, megjithëse nuk ka lënë asnjë shenjë në botë, është në fakt më e zonja, kafshon edhe më thellë drejt e në rrënjët e identitetit femëror: vazhdimësisë, qëndrueshmërisë, aftësisë për t’u kujdesur për të tjerët…

…Gruaja që nuk e ka treguar veten sipas njësive matëse standarde të arritjes, dyshon se ka një shkëlqim të fshehtë brenda vetes; kurse gruaja e realizuar, ajo që mund të tregojë diçka për sukseset e saj, ka frikë se nuk shkëlqen.

Porosit këtu!
Mblodhi dhe përpunoi: Librat që dua

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *