Dora tjetër – Në skutat e errëta të shpirtit, fshihet burimi i jetës

Dora tjetër – Në skutat e errëta të shpirtit, fshihet burimi i jetës

Nga Flogerta Krypi

Botimet Pegi janë shtëpia ime e preferuar botuese, jo vetëm për kontributin që kanë dhënë dhe japin vazhdimisht për projekte në shërbim të komunitetit letrar, por mbi të gjitha për larmishmërinë e librave që sjellin për lexuesin shqiptarë. Libri që kam përzgjedhur këtë javë për këndin “Leximet e Gertës” tek Librat që dua është pikërisht një prej titujve më të bukur që kam lexuar nga Koleksioni Mozaik.

I shkruar me një gjuhë të pasur dhe të fuqishme nga Chris Cleave, në qendër të këtij libri vendoset fati i dy grave të lidhur me njëri-tjetrin veç në një kujtim nga e kaluara. Një histori e fuqishme e rrëfyer në dy zëra sa të ndryshëm aq dhe të bashkuar nga një takim i fatit. Dy gra që takohen në një breg të Nigerisë, ku njëra vrapon për të shpëtuar nga mafia e naftës dhe tjetra për të shpëtuar nga vetja.

Sara është një grua e zonja, me një karrierë të sukseshme në fushën mediatike, ku punon si kryeredaktore e një revisteje. Ndërsa Bletëza është një vajzë me origjinë nga Nigeria, pa asnjë të ardhme dhe mbi të gjitha në luftë për mbijetesë. Jeta e këtyre grave ndryshon pikërisht në momentin kur ato takohen në një breg të Nigerisë, ku Sara udhëton së bashku me të shoqëin për t’i dhënë një mundësi të dytë martesës së tyre, e Bletëza është duke u përpjekur të shpëtojë nga një grup mafiozësh që kanë pushtuar Nigerinë.

Libri merr jetë dy vite pas kësaj ngjarje, pasi Bletëza ka dalë nga qendra e paraburgimit për emigrantët e paligjshëm. E vetmja gjë që ka është një numër kontakti të bashkëshortit të Sarës. Ajo kërkon një mundësi për të jetuar një jetë të re, larg së shkuarës dhe mbi të gjitha larg kujtimeve të errëta të jetës së saj. Një telefonatë që shkakton trazira të mëdha në jetën e Sarës. Një vetvrasje që ngjall shumë kureshtje. Ky libër e trajton shumë thellë problemin e emigrimit, trajtimin e tyre si dhe kufijtë që i ndajnë këto dy botë njerëzore kaq shumë.

“Dora tjetër” tregon se si “tjetri” nuk është thjesht një i njohur apo një fqinj, “tjetri” mund të jetë çdokush, edhe një komb i tërë, në përpjekje për t’u çliruar nga kthetrat e çnjerëzores. Një libër për mbijetesën, për emigrimin, për botën e trishtë që jetojmë çdo ditë. Lexoje patjetër! Ndoshta do të bëhesh ti “dora tjetër” për një Bletëz të kësaj bote.

Disa thënie nga libri

  • Nuk mund të jesh budallaçkë nëse mbijeton, mbijetesë do të thotë të kesh diçka më shumë.
  • Ky ishte problemi i lumturisë. Ishte e ndërtuar mbi gjithçka që donin ata, burrat.
  • Telashet janë si oqeani. Ata mbulojnë 2/3 e botës.
  • Kur nuk i lexon dot gjërat e bukura nga jeta e dikujt, pse duhet të lexosh të trishtuarat? Ja pse njerëzit nuk i kanë qejf emigrantët. Sepse njohin veç pjesën tonë tragjike dhe mendojnë se jemi njerëz të tillë.
  • Paqja është koha kur njerëzit i thërrasin njëri tjetrit me emrin e vërtetë. 

 

1 Koment

  • ClieeWrife Posted September 5, 2018 10:47 pm

    Do you! need something extremely new? Take a look at this link. Only here the choice of wettest pussies for every desire and completely free! They are hardcore slaves, they will and want perform everything you say !
    http://gov.shortcm.li/kings1#T44

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *