“Dritarja e lirisë”, nisma për të dhuruar libra për bibliotekën e Burgut të Grave

“Dritarja e lirisë”, nisma për të dhuruar libra për bibliotekën e Burgut të Grave

Leolida Xhufi është një studente për drejtësi e cila i adhuron librat. Tek mendonte mbi këtë 8 Mars, mendja i vajti tek gratë që vuajnë dënimin e tyre në qelitë e burgut, të cilat në mungesë të lirisë mund të shkojnë kudo nëpërmjet faqeve të një libri.

“Nëpërmjet librave ato do të fitojnë liri shpirtërore, do të udhëtojnë me imagjinatë dhe do të përjetojnë ndjenja dhe emocione të veçanta. Ndoshta do të fillojnë një mënyrë tjetër jetese, do të fillojnë ta duan librin dhe të kenë etje për dije” – shprehet Leolida. Pas saj, kësaj nisme ju bashkua dhe mikja e saj Joana Beja.

Të dyja vajzat kanë takuar shumë persona të tjerë që i janë bashkuar kësaj nisme. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ato bënë maksimumin për ta përhapur edhe më shumë dhe aktualisht nisma ka marrë përmasa të mëdha. Leolida dhe Joana mirëpresin ende librat tuaj, romane të rinj dhe të vjetër dhe me rastin e 8 Marsit, do i dërgojnë në Burgun e Grave në Tiranë, për të dhuruar sado pak dashuri atyre që kalojnë orët e tyre të mbyllura në qeli. Le të përpiqemi të gjithë të dhurojmë liri nëpërmjet librave së bashku me Leolidën dhe Joanën.

Për ne ishte kënaqësi të bashkoheshim me dy vajzat nismën e tyre. Bëhuni edhe pjesë e “Dritares së lirisë”. Ne i dhuruam disa libra, po ju? Keni ende kohë! Kontaktoni me dy vajzat në adresat e tyre në instagram @lolita.xh dhe @joana.beja, si dhe bëhuni pjesë e eventin në facebook “Dritarja e lirisë”.

Disa nga librat e dhuruara deri tani!

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *