Gruaja me të bardha: një narrativ në këndvështrime të ndryshme

Gruaja me të bardha: një narrativ në këndvështrime të ndryshme

Nga Nada Dosti

Ekzistojnë disa lloje narrativash si tregimi i ngjarjes nga vetë autori, nga personazhi kryesor ose nga disa personazh të ndryshëm, një ndërthurje e këtyre si dhe forma të tjera nga më të veçantat dhe më të çuditshmet të përdorura ndonjëherë. Narrativa e shumëllojtë përdoret për të krijuar një panoramë më të gjërë të ngjarjes dhe shpeshherë është ndërmarrë në raste romanesh historik, krim ose trillim. Kjo lloj narrative zgjon pikërisht misterin dhe kurjozitetin për të pasur sa më shumë detaje të ngjarjes të cilat ndihmojnë lexuesin të bashkojë të gjitha pjesët e puzzle-it. Të tillë e gjejmë të pranishme si në letërsinë klasike ashtu dhe në atë bashkëkohore.

Zhaneri i romanit në fjalë është cilësuar edhe si “Trillimi ndjesive” i njohur për përmbajtje elektrizuese, plot suspense dhe të frikshme ndërthurur me intriga, xhelozi, vrasje, tradhëti dhe të tjera. Tema të nxehta edhe në ditët e sotme dhe kjo ndoshta shpjegon përse vazhdon të pëlqehet ende si libër që nga lexuesit viktorianë deri tek ne.
Ajo që e karakterizon natyrën e narrativës në këtë libër është një përshkrim i qartë i vetë natyrës së personazhit i cili po e rrëfen ngjarjen. Menjëherë romani të përfshin në ëndrrat dhe shpresat e një të riu të sapo diplomuar dhe pasionin e tij ndaj pikturës. Kështu, kapitulli i parë i rrëfyer nga Uolter Hartrajt karakterizohet nga një ndjesi melankonie dhe dhimbje për një dashuri e destinuar të jetë e pamundur që në fillim të saj. Vera dinamike plot hare pasohet nga vjeshta e trishtë si background i ndarjes, lamtumirës, shpresave dhe zemrave të thyera.
Më pas romani vijon më përshkrimin e Vinsent Gilmor, me rrëfimin plot detaje dhe emocione të Marjamit e kështu me radhë deri tek ndodhitë e përshkruara përsëri nga Uolter rrëfim me të cilin përmbyllet dhe libri.

Nëse keni vendosur ta lexoni këtë libër mos bëni gabim të shikoni filmin para se të keni përfunduar leximin sepse mund të ketë dëme fatale. Mund të shikoni filmin nga libri “Shtëpia e Shpirtrave” nga Isabel Allende; “Legjenda e Pianistit mbi oqean” nga Alessandro Bariço, “Ne jemi gjithçka” nga Nicola Yoon, “Mashtrimi” nga Thomas Cullinan, “Vitoria dhe Abduli” nga Shrabani Basu..e më pas të lexoni librat e tyre por e njëjta gjë nuk vlen me filmat e frymëzuar nga Agata Kristi (Si shtëpia e shtrembur apo Vrasje në Orient Ekspres) ashtu siç nuk duhet parë edhe Gruaja me të Bardha, pra kryevepra të letësisë së krimit pasi vetë krimi si zhaner përbëhet nga detaje dhe kombinime rastësie që vetëm leximi i romanit t’i dhuron.