Këtë 7 Mars dhuroni një libër – Ja disa sugjerime!

Këtë 7 Mars dhuroni një libër – Ja disa sugjerime!

Dija dhe dashuria për të vjen nga bankat e shkollës. Gjatë gjithë jetës, ne do të kujtojmë ata që na edukuan dhe nxitën tek ne dëshirën për të mësuar më shumë. Mësues të vërtetë janë ata që na trajtuan si të rritur atëherë kur ishim të vegjël dhe na deshën pa qenë ata të cilët na sollën në jetë. Mësues të tillë janë të rrallë, kjo është e vërtetë, por secili prej nesh kujton të paktën një të tillë. Këta mësues nuk kërkojnë asgjë në këmbim dhe kuptojnë se e kanë bërë detyrën e tyre siç duhet kur çdo 7 Mars falenderohen nëpërmjet një libri, simboli i dijes.

Nëse edhe ju keni një mësues të tillë, të jeni të bindur se do ta vlerësojë pa masë librin si dhuratë. Ja disa sugjerime që ju vijnë nga ne.

 

Një grua në Berlin – Anonim
Përkthyese: Helena Kadare
Nr. i faqeve: 330
Çmimi: 1200 Lekë

Për tetë javë gjatë vitit 1945, ndërsa Berlini ra përballë ushtrisë ruse, një grua e re, anonime, rregjistroi në ditar jetën në apartamentin e saj si dhe midis banorëve të kryeqytetit, me një sinqeritet të pastër dhe lirizëm brutal . Ky ditar tregon marrëdhenien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojne gjithmonë: përdhunimet massive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive.

Porosit këtu!

Vepra e plotë – Franc Kafka
Përktheu: Ardian Klosi
Nr. i faqeve: 536
Çmimi: 1500 Lekë
Kur hyn në veprën e Kafkës, ke kaluar një prag që s’ka të bëjë më me jetën e përditshme, me njohuritë e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyrë thjesht në botën e tij ashtu siç hyn bie fjala në botën e mitologjisë greke kur merr në duar një përmbledhje me mite të lashtësisë, ose sikurse lexon Dhiatën e Vjetër dhe të Re, por pa pjesët e tjera moralizuese apo didaktike.

Porosit këtu!

Lavjerrësi i Fukoit – Umberto Eco
Përktheu: Shpëtim Çuçka
Nr. i faqeve: 652
Çmimi: 1800 Lekë
Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në vitet 60′ deri më 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri tek ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë “nga xhepi i tyre”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.

Porosit këtu!

 

Jeto për ta treguar – G. G. Marquez
Përktheu: Bashkim Shehu
Nr. i faqeve: 532
Çmimi: 2000 Lekë
“Jeto për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.

Porosit këtu!

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën – Amos Oz
Përktheu: Etleva Pushi, Sokol Bega
Nr. i faqeve: 656
Çmimi: 1600 Lekë

“Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë, i mbytur përreth tij nga librat në gati dymbëdhjetë gjuhë dhe moria e po aq gjuhëve të folura nga njerëzit përreth tij, gjyshërit, prindërit dhe të afërmit.

Porosit këtu!

Netët e vështira – Dino Buzzati
Përktheu: Eris Rusi
Nr. i faqeve: 380
Çmimi: 800 Lekë

“Netët e Vështira”, doli në qarkullim në shtator ’71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureales, duke depërtuar në detaje të problemeve të vetmisë, indiferencës së fatit, magjisë, vdekjes, përkohshmërisë së ekzistencës, identitetit etj.

Porosit këtu!

Burimi i jetës – Ayn Rand
Përktheu: Amik Kasoruho
Nr. i faqeve: 718
Çmimi: 1300 Lekë

Historia e një dënimi të egër e fanatik të një shoqërie të zemëruar kundër një krijuesi të madh. Subjekti i këtij romani përfaqëson idetë më sfiduese që mund të jenë paraqitur ndonjëherë në një vepër letrare – egoja, uni i njeriut është burimi i përparimit të shoqërisë njerëzore.

Porosit këtu!

Sharlota – David Foenkinos
Përktheu: Edmond Tupja
Nr. i faqeve: 216
Çmimi: 800 Lekë

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit. “Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare dhe u bë një bestseller i papritur.

Porosit këtu!

Sekreti, Fuqia, Magjia – Rhonda Byrne
Përktheu: Ivana Goga
Nr. i faqeve: 278
Çmimi: 1200 Lekë

Sekreti zbulon ligjin e tërheqjes, jeta që të gjithë duam vjen nëpërmjet Fuqisë, dhe tek Magjia zbulohet mënyra për të pasur një jetë magjike!

Porosit këtu!

Ne të dy si një roman – Paola Calvetti
Përktheu: Lindita Çeçja
Nr. i faqeve: 314
Çmimi: 1200 Lekë

Letrat e Emës dhe Frederikut do të ndërthuren me një katalog të rrallë titujsh dhe personazhesh, një udhëzues i vyer librash për të mos u humbur dhe do të na mësojnë se dashuria e vërtetë triumfon në çdo kohë.

Porosit këtu!

Të martat me Morin – Mitch Albom
Përktheu: Albana Melyshi Lifschin
Nr. i faqeve: 222
Çmimi: 700 Lekë

Mitch-i nuk merr vesh asgjë për profesorin e vjetër, derisa një ditë mëson nga një intervistë në televizion se mësuesi i tij i parapëlqyer në kolegj, Mori, vuan nga ALS, një sëmundje vdekjeprurëse. Ai përshkon shumë milje, takohet me mësuesin e vjetër çdo të martë dhe Mori, profesori i moshuar, i mëson gjëra të reja rreth jetës. “Të martat me Morin” është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme.

Porosit këtu!

Pallati i dimrit – Eva Stachniak
Përktheu: Edlira Mulla
Nr. i faqeve: 410
Çmimi: 1000 Lekë

Një princeshë e re dhe e brishtë, Sofia, vjen nga Prusia si nuse e mundshme për Pjetrin, nipin dhe trashëgimtarin e Elizabetës. Por fati i Sofisë është të bëhet Katerina e Madhe famëkeqe. A janë ambiciet e saj më të larta dhe me pasoja më të mëdha nga sa dyshonte çdokush dhe a do të ndalej ajo për të arritur pushtetin absolut?

Porosit këtu!

Zgjidhni librin e përshtatshëm dhe nëse shihni thellë brenda zemrës tuaj do të shkruani gjithashtu një dedikim të ndjerë kushtuar mësuesit apo mësueses tuaj.

Mblodhi dhe përpunoi: Librat që dua