Librat e muajit Shkurt

Librat e muajit Shkurt

Shkurti, ashtu siç edhe ka emrin, është një muaj që kalon shpejt por në duart tona solli një sërë titujsh të rinj. Ne ju prezantojmë me to, dhe nëse ju duhet të bëni ndonjë dhuratë, vetes apo të dashurve tuaj, e dini ku të na gjeni!

Sekretet e një jete magjepsëse – Susan Meissner

Përktheu: Blendi Lami
Nr. i faqeve: 350
Çmimi: 1200 L

Porosit këtu!

Emi Dauntri dhe motra më e vogël, Xhulia, sistemohen për mrekulli në një shtëpi të bukur në Kotsuollds. Ambicia e zjarrtë e Emit për t’u kthyer në qytet, me qëllim që të trajnohet në atelienë e një stilisti mode, e përball atë me dëshirën e thellë të Xhulias për t’i qëndruar së motrës pranë. Mes mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve, pikërisht atëherë kur avionët nazistë fillojnë bombardimin shkatërrimtar mbi Londër, motrat ndahen mizorisht dhe jetët e tyre marrin një rrjedhë tjetër…

Histori dashurie në Oksford – Max Beerbohm

Përktheu: Alina Karaulli
Nr. i faqeve: 291
Çmimi: 800 L

Porosit këtu!

“Histori dashurie në Oksford” është një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufizuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja.

Gruaja e këpucarit – Adriana Trigiani

Përktheu: Mirela Milori
Nr. i faqeve: 480
Çmimi: 1400 L

Porosit këtu!

“Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie. Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.

Fuqia; Magjia – Rhonda Byrne

Përktheu: Ivana Goga
Nr. i faqeve: 278
Çmimi: 1200 L

Porosit këtu!

Jeta është më e thjeshtë nga sa ti e mendon, dhe ndërsa arrin të kuptosh sesi ajo funksionon e gjithashtu Fuqinë që ke brenda vetes, do të mund të përjetosh magjinë e jetës në gjithë plotshmërinë e vet-pikërisht atëherë do të kesh një jetë të mrekullueshme.

Premtoj të gaboj – Pedro Chagas Freitas

Përktheu: Taulant Hatia
Nr. i faqeve: 436
Çmimi: 1200 L

Porosit këtu!

Një libër kushtuar dashurisë, asaj lloji dashurie që ndryshon jetën dhe të bën një njeri më të mirë.

Fqinja –  Alice Clayton

Përktheu: Eliona Balili
Nr. i faqeve: 312
Çmimi: 1100 L

Porosit këtu!

Pas shpërguljes në një apartament të ri, Karolina do të kuptojë edhe se netët pa gjumë nuk i kalon vetëm nga zhurmat matanë murit, por edhe nga fantazitë e saj pa fre. Një romancë e bukur, e mbushur me skena sensuale, komike dhe personazhe interesante.

Mblodhi dhe përpunoi: Librat që dua

1 Koment

  • Koli Posted March 2, 2017 10:50 am

    Goxha prurje ky muaj, ke te lexosh me pare, te gjithe te bukur duhet te jene!

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *