Në zbulim të Paola Calvetti-t, shkrimtares italiane e cila na sjell në romanin e saj “Të pafajshmit” një personazh shqiptar

Në zbulim të Paola Calvetti-t, shkrimtares italiane e cila na sjell në romanin e saj “Të pafajshmit” një personazh shqiptar

Shkrimtare, gazetare, nënë dhe grua. Është e vështirë përcaktosh kufinjtë e interesave dhe pasioneve të saj. Përveç suksesit në letërsi, ajo ka provuar suksesin edhe si drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në teatrin e La Scala-s, Italian Touring Club dhe si drejtoreshë marketingu e Kalendarit muzikor të majit në Firence. Muzika është për të sfond i jetës. Pas “Ne të dy si një roman”, Botimet Living sjellin në shqip romanin “Të pafajshmit” me në qendër historinë e Dashës dhe Jakobit.

“Të pafajshmit” – Paola Calvetti
Përktheu: Romina Kasharaj
Nr i faqeve: 140
Çmimi: 1000 Lekë

Dasha ka lindur në një qytet të vogël në Shqipëri. Falë një babai të devotshëm dhe largpamës, ajo ndoqi Liceun e Tiranës, ku u njoh me violonçelin, i cili do të bëhej shoku i saj i vetëm. Pas rënies së regjimit, ajo largohet me anije nga Porti i Durrësit, bashkë me instrumentin e saj, dhe zbarkon në Brindisi më 7 mars 1991, bashkë me mijëra refugjatë. Megjithëse iu desh të shkëpuste lidhjet me vendin e saj, muzika bëri mrekullinë: e mbrojti shpirtin e saj delikat e të fortë nga dhembja. Pas një mungese të gjatë, Jakobi kthehet në Firence, në Institutin e të Pafajshmëve, jetimoren ku u rrit, pasi u braktis nga një nënë e mbetur në hije, zbulimi i identitetit të së cilës, me kalimin e viteve, iu kthye në fiksim e nuk e linte të jetonte. Gjatë koncertit të Brahmsit, mes dy personazheve do të ndodhë diçka e paparashikueshme. Muzika kthehet në jehonë të dashurisë dhe të një zbulimi tronditës, që pasohet nga një qetësi magjiplotë, si ajo që mbetet edhe në zemrën e lexuesit.


Intervistë me Paola Calvetti

Në romanin ‘’Të pafajshmit’’ përshkruani dy mënyra sesi përballemi me jetën: qasjen pesimiste të Jakobit dhe qëndrimin e sigurt të Dashas. Cili është personazhi me të cilin identifikoheni?
Nuk do ta quaja qëndrimin e Jakobit, personazhit kryesor të romanit, pesimist , në të vërtetë ai është i pafuqishëm kundrejt të shkuarës së tij. Jeton brenda një dhimbjeje të madhe, nga e cila nuk shkëputet dot, përkundrazi ndjen gjithmonë e më shumë peshën e saj. Nga ana tjetër Dasha, është e distancuar nga vendi i lindjes, Shqipëria, e cila është e pllakosur nga një regjim shtypës. Edhe unë, ashtu sikundër Jakopo, më është dashur të jetoj me dhimbjen e humbjes së tre vëllezërëve të mi, pas vetëvrasjes së tyre. Arrita të mbijetoj në misterin e gjithë këtyre vdekjeve. Krijova familjen time, kam dy fëmijë, kam dashuruar, punuar dhe kam shkruar 9 romane. Zgjodha të jetoj ! Në këtë pikë ngjasoj më shumë me Dashan pasi karakterizohem nga forca për t’u kapur fort pas jetës dhe për ta jetuar. Por, nuk shkëputem dot as nga Jakopo, pasi ashtu ai kam jetuar me dhimbjen e mistershme të një famileje, nga e cila nuk kujtoj asgjë. Ndoshta isha thjesht me fat.

A ka pak nga Paola në këta dy personazhe ? Po në fund të romanit sa ka ngelur nga ju?
Sigurisht që kam dhënë shumë nga vetja në këto dy personazhe, madje edhe në finale, të cilën nuk dua ta zbuloj akoma për respekt të lexuesve që kanë lexuar romanin. Por, sigurisht që të dy kanë nevojë të shohin përpara dhe të gjejnë në art (në rastin e tyre në muzikë), në letërsi ose dhe në një pikturë, kuptimin e vërtetë të jetës dhe të krijimtarisë.

Çfarë ju frymëzoi të zgjidhni një temë shumë komplekse dhe delikate si braktisja e fëmijëve?
Jam frymëzuar nga Instituti i Fëmijëve në Firence: një vend magjik ku mbretëron sjellja më e lartësuar humane. Në muret e tij janë ngurosur rreth 500 mijë histori fëmijësh, pa diskutim kjo është dhurata më e bukur që Brunelleschi mund t’i bëntekëtij qyteti. U këshilloj të gjithëvë ta vizitojnë, për mua është një muze i mrekullueshëm ku bashkëjetojnë lindja dhe zhvillimi. Janë pikërisht fëmijët e braktisur të këtij instituti që më emocionuan, sugjestionuan dhe më shtynë në mënyrë indirekt të shkruaja këtë roman. Edhe pse të rritur në familje të shëndosha dhe të lumtura, çdokush prej nesh është pakëz jetim pasi i mungon diçka ose dikush.

Më thoni tre mbiemra të përcaktojë ju tre për të përcaktuar shkrimin tuaj …
Pyetje e vështirë, por gjithsesi po përpiqem. Jam një grua e apasionuar, e ndershme, maniake-obsesive (kjo gjë më ndihmon kur shkruaj…ndërsa në jetën e përditshme, mund të shndërrohet në një një makth!). Letërsia ime është si unë: jam e apasionuar në historitë që tregoj, e ndershme në gjëmimin e fjalës dhe maniake-obsesive në kërkimin e esenciales.

Mund të na tregoni çfarë po planifikoni?
Një roman i ri, natyrisht! Po bie në dashuri në botën e ankandeve, çka më ka nxitur fantazinë për të shkruar mbi zilinë.

Përktheu: B.Kadiu
Burimi: Living.al