Një libër si homazh për dy albanologët më të shquar të shekullit XX, Norbert Jokli dhe Eqrem Çabej

Një libër si homazh për dy albanologët më të shquar të shekullit XX, Norbert Jokli dhe Eqrem Çabej

Në rastin e 140-vjetorit të lindjes së Norbert Joklit, Instituti Çabej boton veprën e parë monografike të këtij autori, në përkthimin e ish nxënësit të tij Eqrem Çabej, si një homazh për të dy albanologët më të shquar të shekullit XX.

Vepra shkencore e Norbert Jokl në fushën e studimeve mbi gjuhën shqipe ka tematikë më të gjerë se e pararendësve.
Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet
diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji,
histori gjuhësore, dialektologji, si dhe në zhvillimin e shqipes si gjuhë shkrimi dhe si gjuhë letrare. Ndjekës i metodës “fjalët dhe sendet”, ai u nis nga rrethanat e brendshme të shqipes, pra nga brenda jashtë e jo nga jashtë brenda. Jokli zgjeroi e thelloi qenësisht njohjen gjuhësore të M shqipes me botimet e tij.

Mbi autorin
Norbert Jokli lindi në Bzenec (asokohe Bisenz), Moravia e Jugut, sot Republika Çeke si biri i vetëm i një tregtari hebre. Autor i disa veprave themelore në albanistikë, veprat e tij shquhen për nga thellësi dhe gjerësia. Veç studimeve vetjake Jokli kreu një punë të madhe bibliografike, duke i bërë studimet shqiptare të njohura në të gjithë botën.

Të dhëna mbi librin

Titulli: Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes

Autori: Norbert Jokl

Zhanri: Gjuhësi

Përkthyesi: Eqrem Çabej

Nr. i faqeve: 178

Çmimi: 1200 lekë

Shto koment

Email-i juaj nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *