Përshtypje mbi librin “E dashura ime Sputnik”

Përshtypje mbi librin “E dashura ime Sputnik”

Haruki Murakami është një nga ata shkrimtarë të cilët duhen patjetër të lexohen dhe jo vetëm njëherë. “E dashuria ime Sputnik” është një nga librat më të bukur të këtij shkrimtari të madh, që e gjithë bota e vlerëson. Libri të përfshin në një gjendje ndryshe nga librat e tjerë që lexojmë në të përditshem tonë. 
 
Historia nis me një vajzë të re, të quajtur Sumira e cila e panjohur ndaj konceptit të dashurisë shpirtërore dhe fizike, e gjen veten të dashuruar me një femër të cilën e njihte prej shumë pak kohësh. Ajo ishte Miu, një biznesmene më e madhe në se ajo, por shumë më e sofistikuar. Ngjarja rrëfehet nga një mik i ngushtë i Sumirës, i cili ishte i dashuruar me këtë të fundit. Papritur, ai merr lajmin se gjatë një udhëtimi të Sumirës dhe Miut për në ishujt grek, mikja e tij është zhdukur si tymi. Pse e ndërmori vallë Sumira këtë vendim dhe çfarë ndodhi mes dy grave?
 
Një roman i mrekullueshëm i cili të lë pa frymë deri në faqet e tij të fundit. Tek lexoni këtë roman, do të kaloni krejtësisht në një botë tjetër dhe do të ndjeni ankth e habi në çdo rresht të tij. Asnjë nga ngjarjet e rrëfyera në libër nuk janë ngjarje dosido, ndaj mos u çudisni kur të ju duhet të ndaloni leximin, vetëm për të menduar për disa çaste e për ta analizuar atë çfarë ndodh me veten tuaj. 
 
Padyshim, kandidari për Nobel, Haruki Murakami është një shkrimtar i madh, një gjeni siç e cilëson edhe kritika letrare. Romanet e tij janë ndër më të lexuarit sot në botë, ndaj edhe ju, si e gjithë bota, do të përfshiheni nga dëshira për të lexuar më shumë nga ky shkrimtar.