Përshtypje mbi romanin “Ujku i Stepës” – Hermann Hesse

Përshtypje mbi romanin “Ujku i Stepës” – Hermann Hesse

Ujku i Stepes

“Ujku i Stepës” një roman nga Hermann Hesse!

Krejt rastësisht u gjenda në faqet e para të romanit “Ujku i Stepës”. Sigurisht që pritshmëritë e mia për këtë libër ishin të larta, duke patur parasysh autorin e librit Herman Hesse. Në të vërtetë, nuk kisha gabuar. “Ujku i Stepës” është një roman mbresëlënës! Patjetër që duhet lexuar megjithatë jo detyrimisht nga të gjithë. Ashtu si përmendet edhe në libër, Traktati mbi Ujkun e Stepës është “vetëm për të marrët”.
Në qendër të romanit është Hari Heller, një njëri i zhgënjyer nga jeta, pa profesion e pa familje. Tek endej i dehur nëpër qytet, dikush i la në dorë një traktat të cilin kur Herri e lexoi mbeti i befasuar. Traktati fliste për njerëz si ai, gjysmë njeri e gjysmë ujk. Në përpjekje për të qenë vetëm njëri prej të dyve, ose njeri ose ujk, protagonisti zbulon magjinë e jetës, bukurinë e gjërave të vogla dhe madhështinë që e përditshmja na fsheh. Duke kaluar nën skutat e romanit fut, në çdo takim me personazhet e tjerë, Herri mëson ta pranojë veten ashtu siç është në të vërtetë, mëson të shohë thellë shpirtit të tij dhe të pranojë se ndarja në njeri ose në ujk është një gënjeshtër e madhe. Brenda një njeriu të vetëm flenë së bashku qenia e tij humane, kultura dhe qytetërimi e nga ana tjetër ujku, simbol i vrazhdësisë dhe etjes për shthurje.

ujku i stepes

Hermann Hesse, pak kohë para se të ndërronte jetë

Ky roman është padyshim reflektim i botës shpirtërore të autorit. Vet inicialet e Harri Heller, personazhit kryesor, përputhen me ato të shkrimtarit Herman Hesse. Hesse e shkoi romanin tek po kalonte një krizë të thellë ekszistenciale, ç’ka e shtyu shpesh të mendonte për vetvrasjen. “Ujku i Stepës” shkaktoi tronditje në shumë lexues të cilët nuk kishin njohur kurrë më parë një anë negative të autorit. Kritika të ashpra dhe diskutime të shumta shpërthyen për romanin i cili konsiderohej deri diku si mistik.
“Ujku i stepës” e njohu suksesin e tij pas vdekjes së autorit. Në vitet gjashtëdhjetë, “bibla” e hipive amerikanë ishtë pikërish ky libër. Në vitin 1969 u shitën 360.000 kopje të librit ndërsa sot tirazhi arrin në 100 milionë kopje. “Para një tripi me LCD, duhet të lexosh Siddharta dhe Ujku i Stepës” – shprehej në atë kohë Timoti Liri.
Të lexosh “Ujkun e Stepës” do të thotë të futesh në një botë krejtësisht të re, të fuqishme e tronditëse. Romani është një krijim guximi dhe siç është shprehur edhe Tomas Man, ky libër do t’ju mësojë ç’do të thotë të lexosh.