Pritja mbaroi! Botimet Pegi rikthejnë historinë e Elenës dhe Lilës me “Mbiemri i ri”

Pritja mbaroi! Botimet Pegi rikthejnë historinë e Elenës dhe Lilës me “Mbiemri i ri”

Prisnim që “Mbiemri i ri” të vinte tek ne lexuesit me datë 5 qershor por mesa duket të gjithë e donin atë më shpejt dhe libri doli në botim që dje! Ne jemi shumë të lumtur që kjo pritje mbaroi. Të gjithë ato që kanë lexuar “Mikesha Gjeniale” besojmë se po e prisnin me padurim vëllimin e dytë të sagës napolitane të Elena Ferrante “Mbiemri i ri” .
Saga rrëfen historinë e jetës së Elenës dhe në mënyrë të tërthortë edhe atë të mikeshës së saj Lilës me të cilën njihet që në klasë të parë. “Mikesha Gjeniale” mbyllet me dasmën e Lilës, ku shihet se dy mikeshat tashmë kanë marrë rrugë të ndryshmë në jetë. Por çfarë do ndodhë me to në romanin e dytë?

“Mbiemri i ri” i referohet shndërrimit të Lilës në zonjën Karraçi, në bashkëshorten elegante të të zotit të sallamerisë. Tek “Mikesha Gjeniale” kuptuam se titulli nuk i referohej vetëm Lilës por edhe Elenës, kur në pjesën para dasmës Lilo i thotë asaj: -“Ti je mikesha ime gjeniale. Duhet të bëhesh më e mira nga të gjithë, meshkuj e femra bashkë.” Mos ndoshta në këtë pjesë të dytë edhe Elena do të marë një “mbiemër të ri”? Ju si mendoni?

Për të gjithë ato që se kanë lexuar “Mikeshën Gjeniale” dhe duan të lexojnë “Mbiemri i ri” mos u shqetësoni sepse mund ta lexoni edhe pa njohur të parin, megjithatë ne ju këshillojmë ta lexonit atë më parë sepse do ti kuptoni më mirë personazhet e jo vetëm. Historia do ju ngjasojë edhe me vendin ku jeni rritur, do ju bëjë të rikujtoni fëmijërinë tuaj.

Falenderojmë përzemersisht Botimet Pegi për librin dhuratë! Mezi presim të zbulojmë se çdo të ndodhë me dy mikeshat tona të preferuara nga bota e librave.

Të dhëna mbi librin
Përktheu: Agim Doksani
Nr. i faqeve: 490
çmimi: 1200 L
Porosit ketu

Përktheu: Albana Nexhipi
Nr. I faqeve: 384
Çmimi: 1000 L

Porosit ketu

#libratqëdua