Pse na qenka zoti, burrë?!

Pse na qenka zoti, burrë?!

-A jeni fetare, zonjushë?
-Them se po, në njefarë mënyre,- tha Dini si me dyshim.
-Mua s’më kanë mësuar gjë prej gjëje për fenë… ime më dhe im atë e kishin fort për zemër Zotin Cerëll, por me mendtë e tyre, feja ishte gjë e ligë. Im atë ishte socialist, kupton dhe thoshte se feja ishte pjesë e sistemit kapitalist. Natyrisht që njerezit e sojit tonë s’venë në kishë, se nuk kane as kohë. Pastaj, në kishe do qepur goja, kurse mua me pëlqen të lëviz. Pastaj, edhe ne pastë Zot, pse na qenka burrë? Une e di që veç kjo pyetje dhe më bën armike të Tij. Po, po ta quash Zotin Ai, normalisht që çupat përfundojnë të trajtohen ashtu siç i trajtojnë. I kam tëhollur mire fjalët që më tha i dërguari i gjykatës. Po sido që të jetë, burrat s’e çojnë dot më tej botën pa gratë.
Dini e vështroi ngultas.
-Këtë duhet t’ia kishe thënë tim ungii. E paske kapur goxha bukur.
-Thonë se tani gratë janë të barabarta me burrat,- vijoi vajza,- po ja që nuk janë hiç. Nuk kish një vajzë për be aty ku punoja unë, që të mos i shkonin shtatë nga shefi. Ku ka para,aty ka edhe fuqi. Zyrtarët, gjykatësit, klerikët janë që të gjithë burra, edhe gjeneralët gjithashtu. Ata e mbajnë kamzhikun në dorë, mirëpo ja që pa ne s’kanë ku të mbyten. Dhe sikur të isha unë sa të gjitha grate bashkë, ua ndreqja mirë samarin.
Dini nuk u ndje. Nuk kishte pikë dyshimi, që vajza ndjente ende përbrenda helmin e asaj që kishte kaluar, por pas saj që thoshte, fshihej një e vërtetë. Krijuesi duhet t’i kish pasur të dyja gjinitë, ndryshe gjithe pjelloria do të kish marrë fund pa nisur ende. Dhe pikërisht në këtë detaj ekzistonte nje barazi primitive, që s’e kish pikasur gjer me sot. Sikur ajo vajzë të ish e serës së saj, do t’i ish përgjigjur, mirëpo e kishte të pamundur të leshohej pa fré me të. Meqenëse kjo e bëri të ndihej vërtet snobe, ngushëllimin e gjeti tek ironia.
-Qenke nje rebele ti! Se keshtu do te te kishin quajtur amerikanet…
-Sigurisht që rebele jam, -tha vajza.- Pas gjithë asaj.

 

Fragment nga “Shoqëruesja” John Galsworthy, Nobel 1932.