Viljevo, një histori lufte për mbijetesë dhe përpjekjesh për ringritje

Viljevo, një histori lufte për mbijetesë dhe përpjekjesh për ringritje

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo.

Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar “Në pasmesnatë”, tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnë tërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Librat që dua (@libratqedua) on

[5 sekonda zhurma] që të hidheshin drejt entuziazmit të tyre fetar… kaluam gjallë përmes zjarrit, si nëpër një tunel, ku mbetën gjithë të tjerët e qarkut tonë, e pas gjithë këtyre, pas gjithë atyre muajve në pyll, arritëm në parajsë, sepse Viljevoja vërtet na dukej si parajsë, ose të paktën na mësuan se kështu duhet ta imagjinonim… dhe gjithçka shkon mirë… kemi shpëtuar… gjithçka shkon mirë… [6 sekonda heshtje]… por koha gjithnjë rrjedh…

Autori
Luka Bekavac, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letërsie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.